fbpx

39 viktimat e kamionit/ Policia vendos numër kontakti në dispozicion

8eab478b-31f1-44fb-8816-f7d57cdacd1b.jpg

Pas ngjarjes tragjike të zbuluar ditën e sotme, policia në Britaninë e madhe ende po punon për identifikimin e  39 personave që u gjendën të pajetë brenda një kamioni i cili dyshohet se është nga Bullgaria dhe ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet.

Policia e Essex ka ngritur një qendër të posaçme për të pranuar telefonata nga shtetas britanikë dhe të huaj, të cilët mund të jenë të shqetësuar për të afërmit e tyre.

Autoritetet nuk kanë mundur ende që të zbulojnë identitetet e viktimave, madje nuk japin informacion as për shtetin nga dyshohet se janë nisur.

/real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303