fbpx

4 dëshmorët e 2 prillit/ Presidenti Meta: Lavdi përjetë! Nderojmë me përulje kujtimin e paharruar

metaaa-2.jpg

Presidenti Ilir Meta ka nderuar sot me përulje kujtimin e paharruar të 4 të vrarëve pabesisht në 2 prill të 1991.

“Nderojmë sot me përulje kujtimin e paharruar të katër Martirëve të Demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht, më 2 prill 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe të zgjedhjeve të lira.

Sakrifica e tyre sublime dhe e Shkodrës anti-komuniste na udhëheq gjithmonë në betejat për mbrojtjen e pluralizmit politik, të votës së lirë e të barabartë dhe të dinjitetit njerëzor të çdo qytetari, për të rivendosur vendin plotësisht në shinat e demokracisë dhe garantuar të ardhmen europiane të Shqipërisë.

Shkodra ka qenë dhe do të jetë frymëzimi i përpjekjeve për Liri dhe Demokraci!

Lavdi përjetë Dëshmorëve të 2 Prillit!

LIRI, DEMOKRACI DHE DINJITET KOMBËTAR!”, shkruan Meta.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303