fbpx

4 ditë pasi doli nga spitali zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti

Zhduket për herë të dytë gardisti Ervin Dërguti. Ngjarja ndodh vetëm katër ditë pasi doli nga spitali.  Familjarët denoncuan për herë të dytë në emisionin ’Pa Gjurmë’ zhdukjen e të riut, 27-vjeçar këtë të enjte rreth orës 10:30 të paradites.

E shqetësuar nëna e tij Gjyle Dërguti me lot në sy kërkon sërish të birin. ‘Unë dola në mëngjes për punë. Më mori burri dhe më tha djali ka ikur nga shtëpia. Kishte të veshur një këmishë ngjyrë gri, atlete të zeza, pantallona blu. Dhe një qese të zezë në dorë. Ishte i rënduar’, tha nëna.

Gjatë transmetimit live mbërritën informacionet e para se i riu është para afro 30 minuta pasi u zhduk, në rrugën e ‘Barrikadave’ në Tiranë. Informacionet të cila janë duke u verifikuar nga stafi i emisionit. Hera e parë kur u largua nga banesa, nënoficeri i Gardës së Republikës Ervin Dërguti ishte data 27 prill e këtij viti. Falë shumë informacioneve që mbërritën në studion e emisionit u zbuluan vendndodhje të ndryshme të 27-vjeçarit, fillimisht në Elbasan, e më pas se ishte parë në fshatin Shëngjergj të Tiranës.