4 klube interesohen për Icardin

mauro-icardi-cropped_qlzc0k9dvnua1tmmv9zarbaxo.jpg

Mauro Icardi është padiskutim një nga yjet e skuadrës së Interit, por shumë fjalë qarkullojnë për një largim të tij nga klubi.

Mësohet se Icardi është kontaktuar nga 4 klubet më të mëdha të futbollit në Evropë, përkatësisht nga Real Madridi, Chelsea, Juventusi dhe Napoli.

Ylli i Interit është pyetur nëse do lëvizë nga klubi zikaltër dhe 4 klubet e tjera kanë shfaqur shumë interes. Kujtojmë që Icardi ka hasur probleme të shumta gjatë këtyre ditëve të fundit, pasi iu hoq shiriti i kapitenit.

Menjëherë pas këtij vendimi, Icardi është hequr nga lista e lojtarëve për ndeshjen e Evropa Ligës./real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303