fbpx

4 mënyra të thjeshta për të shpëtuar nga tmerri i lëkurës “luleshtrydhe”

640-0-5f2bddc4e9e80.jpg

E keni parasysh lëkurën e skuqur që bëhet sidomos pas depilimit? Për shumë nga ne ajo nuk largohet dhe këmbët rrinë të irrituara dhe me puçrra të kuqe gjatë gjithë kohës. Disa të tjerë mund të kenë pore të zmadhuara me ngjyrë të errët në këmbë ose në krahë. Kjo quhet ndryshe lëkura luleshtrydhe dhe tani në verë ta bën jetën ferr.

Kjo gjendje e lëkurës i ndodh çdo ngjyre lëkure, megjithatë tek lëkurat e bardha është me e dukshme sesa tek lëkurat më të errëta. Shkaktarët e lëkurës luleshtrydhe janë depilimi, poret e bllokuara, folikulitis që është gjendja që shkaktohet nga qimet nën lëkurë, keratosis pilaris që është një lloj problemi i lëkurës dhe lëkura shumë e thatë. Për t’ ju ardhur në ndihmë për të larguar këtë problem që fatmirësisht nuk është i rrezikshëm për shëndetin, po ju tregojmë disa mënyra në shtëpi si mund të njëtrajtëson pamjen e lëkurës tuaj.

1.       Nëse përdorni brisk për tu depiluar, brisku duhet të lëvizë nga drejtimi ku rritet qimja, jo nga na e kundërt. Gjithashtu përdorni një locion për depilim.

2.       Përdorni makinë depilomi sepse depilomi jo vetëm zgjat më shumë, por mundësia për të pasur lëkurë të irrituar është më e paktë duke qenë se depiloheni më rrallë.

3.       Eksfolioni lëkurën rregullisht. Është shumë e rëndësishme që lëkura juaj të jetë e lirë nga qelizat e vdekura përndryshe lëkura luleshtrydhe do të jetë shumë më e dukshme.

4.       Përdorni produkte me salicylic acid dhe glycocilic acid. Do të ndihmojë të mbani puçrrat dhe aknet nën kontroll, rrjedhimisht këto produkte sjellin edhe zvogëlimin e poreve.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303