fbpx

4 ndryshimet që i ndodhin trupit tuaj nëse konsumoni çdo ditë bajame

640-0-5dc53efc0c5c7.jpg

Konsumimi i bajameve mund të shpëtojë jetën tuaj. Në një studim, Shoqata Amerikane e Zemrës zbuloi se konsumimi i ulët i tyre rrit shanset për zhvillimin e sëmundjeve kardiovaskulare. Bajamet jo vetëm janë të shijshme, por edhe kanë goxha përfitime.

Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni 4 ndryshime që pëson trupi juaj kur konsumoni bajame (e tregon shkenca, jo ne):

Reduktojnë aknet

Sipas këtij studimi, pacientët me akne të mëdha kanë 9% më pak vitaminë E në rrjedhjen e gjakut të tyre. Nëse konsumoni bajame për përmirësuar lëkurën, atëherë ju po përdorni një kurë tradicionale të vjetër të Lindjes së Mesme që mbështetej tek shkenca. Bajamet kanë vitaminë E dhe antioksidantë që mund t’ju ndihmojnë të kuroni puçrrat dhe të rinovoni lëkurën tuaj nëse mund t’i rezistoni niveleve të larta të yndyrës omega-6.

Ndihmojnë për trajtimin e diabetit

Ky studim tregoi se pacientët që vuajnë nga diabeti i tipit 2 kanë të ngjarë të shohin që gjendja e tyre fizike të përmirësohet duke ngrënë bajame në baza ditore. Jo vetëm që ato ndihmojnë në bllokimin e arterieve duke ulur “kolesterolin e keq”, por ato gjithashtu kontribuojnë në uljen e nivelit të sheqerit në gjak falë mineraleve të tyre.

Ndihmojnë për t’u rikuperuar nga lindja

India ka një traditë të gjatë të konsumimit të bajameve si një ilaç natyral për të fituar energji. Bajamet shpesh u rekomandohen grave pas lindjes për t’i ndihmuar ato të shërohen shpejt dhe të shmangin shenjat e strijave.

Ato mund ta bëjnë fëmijën tuaj më të zgjuar

Siç e kemi shkruar edhe më sipër, bajamet mund të përmirësojnë aktivitetin e trurit. Ngrënia e 74 gram bajame në javë mund ta bëjë fëmijën tuaj më të zgjuar, sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët spanjollë që vëzhguan 2208 gra shtatzëna. Fëmijët u monitoruan atëherë kur ishin 1, 5 dhe 8 vjeç. Fëmijët, nënat e të cilëve hanin bajame gjatë shtatzënisë morën më shumë pikë në testet e tyre të inteligjencës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303