4 orë me Ramë Lalën, publikohen fotot nën rrënoja: “Të gjithë kanë dalë, është radha jote”

rame-lala1.jpg

Një telefonatë e përgjegjësit të grupit në portin e Durrësit bëri që të gjithë punëtorët aty, mëngjesin e 26 nëntorit, të gjëndeshin përballë një situate aspak të zakontë për ta. Të vendosur përpara një banese të rrenuar, harruan profesionin, por vunë zemrën në punë, e njëri prej tyrë sot është arsyeja e fortë pse Ramë Lala nuk u mposht nga tragjedia e asaj nate.

Rruzhdi Gripshi, babai i futbollistit të klubit të Skëndërbeut, Nazmi Gripshi, prej një jete punon në portin e Durrësit. Vendosi të qëndronte në hije duke mos kërkuar vëmëndje për gjithcka pa apo dëgjoi, por njeriu i cili kaloi 4 orë nën rrënoja për të dalë nga aty me Ramë Lalën ka padyshim shumë për të treguar.

‘’Morëm veglat që duheshin dhe u nisëm aty ku na përcaktuan, banesën ku gjetëm Ramë Lalën. Mendova përderisa zoti ka lënë gjallë nga 9 veta këtë djalë atëhere as mua nuk do më gjente gjë. Biseduam për 4 orë me të dhe më pyeti për pjetarët e tjerë të familjes, i thashë që të gjithë kanë dalë, tani është radha jote. Dy herë i ranë të fikët dhe për ta mbajtur sa më gjallë realizonim edhe foto, i thoja që t’i bënim që ai ti kishte kujtim. Pasi dolëm nga rrënojat u largova së bashku me mikun tim, nuk ndenja për lavderime sepse veprova me zemër’’, rrëfen Gripshi për Top Channel.

Ai nuk do e harrojë kurrë gjithcka i ndodhi, madje për ta kujtuar gjithmonë do ta ndihmojë dhe fotoja “selfie” që ka me Ramë Lalën në ato kushte të vështira, në atë çast e realizuar për të shpërqëndruar djalin 17 vjeçar, por tani padyshim për të shënjuar jetën e tij. (Top Channel)

4fbd7c11-3be9-4ecc-ba07-38456ec7d598 98a61055-6353-4f58-885d-484701dfbc76 6818ec42-1271-49ae-b5d2-315dea7ade05 ab3c57b6-3682-49ef-8774-c330f8d1a9c0 c49d519a-ae23-4f39-8d7b-652b2ec3b7df ffaa547f-a927-4e85-9e71-c54540301dab reme1 ruzhdi2 shtepia sido1
<
>
scroll to top