16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

4 pyetje për Ramën dhe Veliajn nga PD

spot_img

Sërish ka reaguar Partia Demokratike në lidhje me aferën korruptive te ‘Astiri’, ku kësaj radhe ka ngritur 4 pyetje kryesore për Partinë Socialiste, drejtuar Kryeministrit Edi Rama dhe Kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj.

Në reagimin e PD-së, thuhet se Rama ka bërë qesharakë Veliajn dhe Ahmetajn, duke u përpjekur për të mbuluar skandalin e radhës te ‘Unaza e Re’.

Një ndër pyetjet që Partia Demokratike ka ngritur është: ‘Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi i Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego’?/real-news.tv

Reagimi i plotë i PD-së

4 PYETJE QË DUHET T’U JAPË PËRGJIGJE EDI RAMA DHE ERION VELIAJ

Edi Rama detyroi sot Erion Veliajn dhe Arben Ahmetajn të bëhen qesharakë në sytë e shqiptarëve. Duke bërë sikur nuk kuptojnë për çfarë kanë firmosur, ata synojnë të mbulojnë skandalin tjetër në zonën pranë Unazës së Re.

E vërteta, e bazuar në dokumente është se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës, në mënyrë që Lumi i Lanës të mos prekë tokën ku Edmond Bego do të investojë 60 milionë euro para të pista.

E vërteta është se privatizimi i zonës së ish-Serave është bërë me firmën e Arben Ahmetajt.

Edi Rama dhe Erion Veliaj duhet t’u thonë shqiptarëve:
Pse u ndryshua Plani Urbanistik i Tiranës dhe pse u devijua Lumi i Lanës në zonën ku planifikon të ndërtojë Edmond Bego?
A ka aplikuar Edmond Bego për leje ndërtimi me projektin e hartuar nga kompania italiane MISALAB?
A ka regjistruar në hipotekë Edmond Bego pronat për efekt të ndërtimit të pallateve?
A do të prishen banesat e 200 familjeve për t’i hapur rrugë ndërtimit të pallateve nga Edmond Bego?

Partia Demokratike e ka të qartë se Edi Rama dhe Erion Veliaj nuk mund të përgjigjen dot, sepse janë pjesë e projektit mafioz për pastrimin e parave të pista të krimit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat