4 të infektuar te Epidemiologjiku në Durrës, specialisti: Edhe shoferi është prekur, askush nuk…

d7c85234ddf691d8093b85887181251e_L.jpg

4 punonjës në Shërbimin Epidemiologjik Durrës janë prekur me koronavirus dhe për pasojë ata janë vetëkarantinuar.

Lidhur me situatën në Shërbimin epidemiologjik ka folur specialisti Zija Alhysa i cili sqaron situatën duke u shprehur se aktualisht në këtë shërbim nuk është më askush në punë për shkak të rasteve pozitive.

“U bë dita e dytë që kemi raste me covid dhe është para e arsyeshme që në të shkojnë në shtëpi deri në urdhër nga Ministria e Shëndetësisë dhe ISHP për të vazhduar. Sot erdhi një personel i shtëpisë së fëmijës, u morën tamponët dhe më pas kanë ikur të gjithë në shtëpi me urdhër dhe nuk kemi personel tjetër. As unë vetë nuk e kam bërë tamponin dhe nuk mund të rrezikojmë personelin dhe njerëzit. Tani nuk është duke punuar askush dhe tani do iki në banesën time, dhe shoferi ka dalë me covid. Ne do të punojmë më kohë të shkurtuar dhe me aq personel sa jemi nuk e mbulojmë dot të gjithë zonën.

Udhëzimi është se kush del me covid duhet të jetë në karantinë dhe nëse do të hyjmë të gjithë në karantinë nuk ka askush në punë. Për asimptomatikët nuk kemi udhëzim, por vendos Ministria e Shëndetësisë, nuk di se si të vijohet”, tha Alhysa.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303