fbpx

4 Tetor 1957 – Sateliti i parë artificial rreth Tokës

earth.jpg
Të gjithë e dimë nga eksperinca e përditëshme se po të hedhim përpjetë një trup çfarëdo ai, pasi ngjitet lart, përsëri kthehet në Tokë; sa më e madhe shpejtësia e hedhjes aq më lart do të ngjitet por gjithsesi ai përsëri do të rikthehet në Tokë. Natyrshëm lind mendimi se a ka një shpejtësi përtej së cilës trupi i hedhur përpjetë të mos rikthehet më në Tokë? Teoria thotë po dhe kjo shpejtësi, e quajtur shpejtësia e parë kozmike, është rreth 7.9 km/sek. Por tjetër është ajo që parashikon teoria dhe tjetër realizimi i saj në praktikë.
Kjo u bë e mundur 62 vjet më parë, në 4 tetor 1957, kur sovjetikët hodhën në orbitë satelitin e parë artificial në historinë e njerëzimit, që u quajt Sputnik 1, një datë historike në aventurën e eksplorimit të Hapësirës nga një qenie inteligjente.
Спутник – rusisht do të thotë “shokë udhëtimi” – u lëshua nga kozmodromi Bajkonur i Kazakistanit në sajë të raketës të modifikuar V2, që përdorën gjermanët gjatë bombardimit të Londrës (1940). Ajo zhvilloi një forcë shtytese, të pa arrire më pare, që mundësoi shpejtësinë e parë kozmike 7.9 km/sek.
Ngjarja pati edhe efekte propagandistike. Sovjetikët e lidhën atë me epersinë e sistemit të tyre komunist ndaj atij kapitalist. Kjo i përshpejtoj amerikanët të bënin të njëjtën gjë me Eksplorer 1 në 31 janar 1958.
Sputnik 1 kishte formën e një sfere me diametër 58 cm, ishte prej materiali alumin dhe e paisur me katër antena të gjata 2.5 m. U rrotullua rreth Tokës për 21 ditë dhe u dogj në momentin e hyrjes në atmosferën e Tokës në 3 janar 1958, pasi kish pershkruar 70.000.000 km.
Sot në orbitë janë rreth 4000 satelitë artificialë. Ata përdoren për studime shkencore, për parashikimin e motit, për telekomunikim dhe internet, për navigim dhe pa dyshim edhe për qëllime ushtarake.
Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303