fbpx

4 viktima nga COVID-19 në vend, rritet numri i rasteve të reja dhe i pacientëve të shtruar

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e përditësuar të COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, 4 qytetarë e kanë humbur jetën nga COVID-19.

Konkretisht nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19; një 64-vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana të moshës 71, 81 dhe 88 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë kryer 844 testime në rang kombëtar, prej të cilëve 159 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Në spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 185 pacientë, 15 janë në terapi intensive, 6 janë të intubuar.