’40 ditë pa i parë fëmijët’, del fotoja e dy mjekëve shqiptarë që po ndihmojnë të prekurit nga COVID-19

manastiirliu2.jpg

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka postuar sot në rrjete sociale foton e dy mjekëve, të cilët kanë punuar në këto 40 ditë pa pushim kundër koronavirusit.

Postimi i ministres Manastirliu:

Prej 40 ditësh dr. Nevila dhe dr. Arbër Gjermeni i janë dedikuar me mish e me shpirt punës me pacientët e prekur nga #covid19 në spitalin #Infektiv.

Ata kanë plot 40 ditë pa i parë fëmijët e tyre, djalin 10-vjeçar dhe vogëlushen vetëm 14 muajshe, ndërsa kujdesen me përkushtim, çdo ditë, për shërimin e pacientëve që po përballen me virusin e rrezikshëm🙏🏼

#Krenare për mjekët!

#JEMIMEJU

scroll to top