Një i ri shqiptar, ka ndërruar jetë në rrethana të mistershme Francë, aty ku qëndronte përreth 1 vit e gjysmë në azil. Familja e 26-vjeçarit, që jeton në Tiranë, e ka mësuar lajmin më 18 tetor, në një mënyrë tragjike. Një ditë para vdekjes së tij, familjarët kanë biseduar me Klidian Jonuzin, ndërsa një ditë më pas një telefonatë e të dashurës së tij, i theu zemrën: “Klidiani ka ndërruar jetë, ngushëllimet e mia”. Familja Jonuzi nuk di asgjë çka ndodhur dhe se si djali i tyre nuk është më në jetë. Trupi i tij është ende në Metz të Francës, ndërsa kërkohet ndihma e bashkëkombësve për të ndihmuar sadopak financiarisht familjen për të pasur pranë vetes trupin e djalit të tyre.
Lajmin për këtë histori, e ka dhënë në rrjetet sociale gazetari Leon Molla, i njëjti që denoncoi edhe vdekjen e një tjetër shqiptari në Francë, Florenc Beqirajt, i cili u shua në spitalin e Marsejës në dhjetor të 2017-ës, me dyshime të forta se ishte dhunuar keqazi në burg.
Sqarimi që gazetari Leon Molla jep në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook:
VDES I RIU NË FRANCË, AKOMA NUK DIHEN SHKAQET
Klidian Vladimir Jonuzi, lindur me 30.06.1992 në qytetin e Tiranës, ka ndërruar jetë këtë javë në Metz të Francës. Ai qëndronte për rreth 1 viti e gjysmë në azil duke punuar si vullnetar.
I riu Klidian Jonuzi thuhet nga azilantët e tjerë se ishte një djalë i qetë dhe shumë punëtor, gjithashtu ishte mjaft i kujdesshëm dhe respektonte çdo rregull.
NGJARJA
Me datë 17.10.2018 ora 17:30 ka qenë telefonata e fundit e tij me familjen në Shqipëri i cili thoshte se ishte mjaft mirë dhe se nuk i mungonte asgjë.
Pasditen e të enjtes 18.10.2018 motra e Klidianit i dërgon mesazh të dashurës së Klidianit për ta pyetur se përse ai nuk kishte shkruar gjatë gjithë ditës, në atë moment këtë lajm ia u përcolli nëpërmjet Mesengerit e dashura e tij Marie Klein duke iu thënë në mënyrë mjaft të ftohtë “Ngushëllimet e mia, Klidiani ka ndërruar jetë” pa e sçaruar se si ndodhi.
Ky lajm erdhi si një bombë për familjen e tij pasi familja kishte kontaktuar me djalin një ditë më parë dhe ai kishte pohuar se gjithçka është në rregull.
APELI I FAMILJES
Ju lutemi që me sa të mundeni të gjithë shqiptarët të na ndihmojnë financiarisht me sa të munden duke menduar si nëna, baballare, motra apo vëllezër të kontribuoni sado pak që trupi i tij i pajetë të vij në Shqipëri sepse shuma që na nevojitet është e papërballueshme.
Me respekt dhe dhimbje familja Jonuzi.
Ju shpreh ngushllimet e mia të sinqerta familjes Jonuzi.
Leon Molla

Klidian Vladimir Jonuzi
/Real News