44-vjeçari nga Himara dhunon gruan, më pas edhe efektivin e policisë

Një 44-vjeçar nga Himara është arrestuar nga policia pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij

Jani Goro ka dhunuar gruan për motive të dobëta, por nuk është mjaftuar me kaq. Sipas njoftimit të policisë gjatë shoqërimit drejt ambienteve  të Komisariatit të Himarës, 44-vjeçari ka goditur me sende të forta edhe një efektiv policie.

Njoftimi i policisë:

Vlorë – Himarë

Arrestohet në flagrancë nga policia, shtetasi:

Jani Goro, 44 vjeç, banues në Himarë.

Policia ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi më datë 08.10.2018, në Himarë, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.B, për motive të dobëta.

Gjatë shoqërimit të tij drejt ambienteve të policisë së Komisariatit Himarë, ky shtetas ka goditur me sende te forta një punonjës policie duke e penguar atë të ushtrojë detyrën.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditja për shkak të detyrës”, parashikuar nga nenet 130/a, 236, 237 të Kodit Penal.

Lër një koment