fbpx

46 jetë të humbura nga aksidenti në Bullgari, e mërkura ditë zie edhe në Kosovë

Screenshot_25-2.jpg

E mërkura do të jetë ditë zie në Kosovë. Presidentja e Republikës Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim të mërkurën, me 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi dhe nderimi të qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, shumica dërmuese bashkëkombas tanë, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksidentin që ndodhi në Bullgari.Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate për mediat nga Zyra e Presidentes.Ndërsa Ministrja e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani, për humbjen e jetëve të dhjetëra qytetarëve të Maqedonisë së Veriut në aksidentin tragjik në mëngjesin e sotëm në Bullgari.Gërvalla ka shprehur gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për çdo gjë të nevojshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303