fbpx

Këngëtarja kujton të vëllain dhe të atin e ndjerë, shpërthen në lot

Screenshot_6-7.jpg

Këngëtarja Maya do të bëhet nënë për herë të parë dhe e ftuar në emisionin “Rudina”foli për pritjen e ëmbël. Këngëtarja e njohur nuk mundi t’i përmbante dot lotët, kur moderatorja e pyeti sesi familjarët e saj e pritën lajmin e shtatzënisë. Ajo kujtoi të atin dhe të vëllain e ndjerë duke u shprehur se nuk arriti dot t’i lumturonte kur ishin gjallë.

“Më vjen keq që ata nuk e dinë, që nuk munda t’i gëzoja. Doktori më tha ata e dinë përpara se ti. Është edhe diçka e çuditshme që ky fëmijë vjen në dhjetor dhe unë atë muaj humbur babain dhe vëllain. Zoti me një dorë të hedh, me një dorë të pret “, u shpreh Maja mes lotësh.


Në fund të emisionit, këngëtarja u surprizua nga bashkëshorti i saj Arben Shuaipi, i cili mbërriti në studio me një buqetë me lule.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *