5 filozofitë e Steve Jobs për suksesin

steve-jobs-apple.jpg

Steve Jobs ka qenë një njeri i cili më shumë dominonte dhe shumë pak herë zmbrapsej por ai asnjëherë nuk harronte këto 5 filozofi për suksesin të cilat e shoqëruan atë deri në fund.

  1. Idetë pa vepra nuk janë ide, janë pendesë

Kështu u shpreh Steve Jobs në një konferencë ku u prezantua kompjuteri Macintosh. Steve Jobs u shpreh para publikut dhe para punonjësve të tij se: “Nuk duhet të lejoni ankthet tuaja t’ju pushtojnë vetëm për një ide. Besoni tek idetë, besoni në analizën, gjykimet dhe instiktet tuaja”

  1. Këmbëngul

Steve Jobs besonte se dallimi mes sipërmarrësve të suksesshëm dhe sipërmarrësve jo të suksesshëm është aftësia e tyre për të këmëngulur. Në një intervistë, Steve Jobs u shpreh njëherë se “Të këmbëngulësh për më shumë është aftësi e veçantë. Zgjohu herët, rri në punë deri vonë, shkruaj një e-mail më shumë, bëj kërkime më shumë. Bëj çdo gjë më shumë”

  1. Mbështetu tek skuadra jote

Steve Jobs u shpreh se grupi i njohur i muzikës “Beatles” ishte modeli i tij i biznesit, pasi e shikonte të habitshme mënyrën se si ata mbështeteshin tek njëri-tjetri për çdo gjë në lidhje me muzikën e tyre dhe rezultati në fund ishte fantastik. Me këtë shembull ai donte të theksonte faktin se në biznes gjërat e mëdha nuk bëhen asnjëherë vetëm nga një njeri, ato bëhen gjithmonë nga një ekip.

  1. Përqafo dështimin

“Gjithmonë kur bën inovacione, bëhen gabime. Është mirë që t’i pranosh ato gabime dhe të vazhdosh të përmirësosh inovacionet e tua të reja”. Këtë gjë Steve Jobs e kuptonte shumë mirë dhe mbase kjo ka qënë motoja që e shtyu atë që të mos dorëzohej asnjëherë. Ndonjëherë, një gjë që është jashtë kontrollit tonë dhe kjo do të na bëjë që të dështojmë. Shumë njerëz të suksesshëm si Steve Jobs kanë bërë shumë gabime, prandaj përqafoje dështimin, mëso nga dështimi dhe herës tjetër bëni një plan se si gjërat mund të shkojnë ndryshe.

  1. Asnjëherë mos rri aty ku je, vazhdo të ngjitesh

Kjo është një këshillë që e përqafojnë shumë njerëz dhe përpiqen që ta shpërndajnë këtë filozofi suksesi. Por Steve Jobs dinte mënyrën më të mirë se si ta shpjegonte atë. Steve Jobs shprehej se puna do përbëjë pothuajse gjithë jetën tuaj në vazhdim. Dhe mënyra më e mirë për t’u kënaqur në punë është që të bësh punë të mëdha dhe për të bërë punë të mëdha duhet të duash atë që bën. Nëqoftëse nuk je i kënaqur me atë që bën, vazhdo të kërkosh, mos rri në vend.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303