fbpx

5 gjërat që nuk dini për Khabibin. Shok i Cristianos, mundje me arinjtë…

khabib-1.jpg

Khabib Nurmagomedov, nga i panjohur për publikun përpara disa muajsh, është bërë emri më i lakuar i ditëve të fundit. Rusi mposhti luftëtarin më mediatik të botës, Conor McGregor në UFC 229 dhe më pas sulmoi stafin e irlandezit jashtë oktagonit.

Ky incident i shëmtuar, më shumë sesa vetë fitorja, e ka bërë shumë të famshëm rusin. Të gjithë e njohin tashmë, por ka disa kuriozitetete që do t’i zbulojmë më poshtë.

1- I ati, mentori i tij

Kur Khabib kërkoi falje për sherrin me stafin e McGregor, kujtoi një person: të atin. “Do të më mbysë kur të shkoj në shtëpi”, tha Khabib, i cili e dinte se sjellja e tij nuk i kishte pëlqyer aspak babait. Abdulmanap Nurmagomedov është një ish-ushtarak rus që stërvit kampionë në mundje. I biri është pa dyshim kampioni më i madh që ka nxjerrë.

2- Bënte mundje me një ari

Kur mbërriti në UFC 2012, doli në pah një video e Khabibit që në moshën 10-vjeçare bënte mundje me një ari të vogël. Pamjet ishte pikënisja e legjendës se luftëtarit rus.

3- I kritikuar nga ISIS-i

Khabibi është një hero në Dagestan, ka luftuar kundër racizmit etnik në Rusi dhe është shembull për të rinjtë. Gjithashtu, është një mysliman i devotshëm. Në fenë e tij thuhet se një burrë nuk duhet të luftojë si profesionist në ring. Kjo është përdorur nga ISIS-i, që në një video të tij kritikonte meshkujt që luftonin për para’ dhe jo për Islamin.

4- Është tifoz i Cristianos dhe Realit

Në shkurt, Khabibi ka vizituar stadiumin “Santiago Bernabeu”. Ai pa ndeshjen kundër Real Sociedad, në të cilën Cristiano shënoi 3 gola. Pas takimit, Khabib e takoi personalisht yllin portugez, me të cilin ruan kontakte.

5- I pamposhtur në UFC

Të jesh i pamposhtur në Artet Marciale Mikse është shumë e vështirë. Shumë pak luftëtarë në fakt janë të tillë. Edhe pse ka zhvilluar 27 përballje dhe nuk ka humbur asnjë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *