5 produktet që nuk skadojnë kurrë

produkte-min.jpg

Me ushqimet duhet gjithnjë patur kujdes për datën e skadencës. Megjithatë ekzistojnë disa prej tyre që nëse i ruajmë në kushte të përshtatshme nuk skadojnë. Ja një listë e këtyre ushqimeve:

Orizi

Nëse orizi ruhet në temperatura 4.5 ° C ose më poshtë dhe në enë plastike ose qelqi , nuk rrezikon të skadojë për shumë kohë.

Shurup panje

Mund të duket e çuditshme, por pasi e keni hapur shurupin e panjës mund ta përdorni për disa vite nëse e mbani në frigorifer.

Kripa

Kripa në të vërtetë është një mineral, jo një produkt, prandaj është e pamundur që ajo të prishet. Por kujdes, nuk duhet të ketë kontakt me ujin apo lagështirën.

Uthulla

Nëse ruhet në një enë qelqi, të ftohtë, të errët dhe larg burimeve të nxehtësisë, uthulla e bardhë nuk rrezikon të prishet.

Qumështi pluhur

Qumështi pluhur që përpunohet sipas të gjitha standardeve të duhura shëndetësore mund të ruhet për një kohë të gjatë pa humbur vlerat e saj ushqyese

scroll to top