5 punonjës të Degës së Thesarit me koronavirus? Ja ç’po kërkohet

174 të prekur me COVID-19 janë konfirmuar deri më tani nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa 6 persona kanë ndërruar jetë.

Fieri është qyteti i dytë pas Tiranës për numrin më të madh të të prekurve me koronavirus, ndërkohë që vetëm 5 raste janë regjistruar në degën e Thesarit të qytetit

Sipas faxweb, 4 rastet që janë kofirmuar sot janë nëpunës së degës së thesarit, të cilët qëndronin prej 12 ditësh në karantinë, pasi një kolegu i tyre ishte konfirmuar me Covid19, disa ditë më parë.

Të gjithë këta persona janë duke qëndruar në banesat e tyre, në gjendje të qëndrueshme dhe duke marrë trajtimin mjekësor, në kontakt të vazhdueshëm me mjekët e familjes.

Sot i është bërë tamponi dhe një tjetër nëpunëseje të degës së Thesarit, e cila kishte shfaqur simptoma, dhe pritet të merret përgjigja zyrtare nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për shkak se zyra e Thesarit pothuajse ka dalë jashtë funksionit me izolimin e punonjësve, kërkohet ndërhyrja e Ministrisë së Financave për të zgjidhur ngërçin, pasi penalizohet dhe lëvrimi i pagave apo pensioneve.