TË FUNDIT

5 pyetjet e forta që ngre Presidenti Meta ndaj kreut të prokurorisë së Elbasanit

Presidenti Ilir Meta ka dalë sërish në një konferencë të jashtëzakonshme.

Meta, iu drejtua me pesë pyetje drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, për ngjarjen e ndodhur më 21 janar në Elbasan ku u vra me armë zjarri Pjerin Xhuvani.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Të dashur qytetarë të Elbasanit jam këtu për të drejtuar pesë pyetje për Prokurorinë e Elbasanit dhe drejtuesin e saj, Kreshnik Ajazi.

  1. Z. prokuror pse është vonuar administrimi i materialit kallëzues të PD? Pse z. Bardhi si kallëzues është thirrur për t’u paraqitur vetëm në datën 30 prill.
  2. Si mund të ndihmojnë këto veprime hetimore kaq të ngadalta me vetëdije parandalimin e krimit zgjedhor në Elbasan.
  3. Pse duhet që z. Bardhi të paraqitet më 30 prill, pra 5 ditë pas zgjedhjeve, dhe jo urgjentisht?
  4. Pse duhet z. Ajazi kjo vonesë kaq e madhe? A kandidon për deputet në këto zgjedhje si kandaidat i PS në Elbasan vëllai juaj? A ndiheni ju në përmbushjen e detyrës suaj në konflikt të pastër interesi? A keni vlerësuar ndonjëherë të dorëhiqeni apo të transferoheni nga aty?
  5. Zotërinj prokurorë të Elbasanit, a ju vret ndopak ndërgjegjja, që ndodhi përplasja me armë dhe përgjakja në qytetin e Elbasanit, më 21 prill?

Më tej, Presideni theksoi se “Nga SPAK, ambasadat e BE, që mezi presin të raportojnë të hënën suksesin e zgjedhjeve, që të na çelen negociatat, e vërteta duhet të zbardhet tani në orët në vijim dhe jo në 30 prill, kur keni lënë takimin me kallëzuesin”.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat