5 të vdekur dhe 6 të plagosur, ky është bilanci pas sulmit me armë në Kolumbinë jug-perëndimore. Mes viktimave është edhe një 15-vjeçare.
Mediat e huaja bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje një komandant ushtarak ka fajësuar një grup rebelësh për sulmin.
Qeveria nënshkroi një marrëveshje paqeje me Forcat e Armatosura Revolucionare të krahut të majtë të Kolumbisë (Farc) pesë vjet më parë, por disa anëtarë të Farc, të cilët nuk ishin dakord me marrëveshjen, u shkëputën dhe kanë vazhduar të jenë aktivë.
Zyrtarët e ushtrisë thanë se disa burra të armatosur kishin hapur zjarr ndaj “një vendi publik” në një zonë rurale jashtë qytetit të Tumaco.

