fbpx

5 të vrarë në Florida gjatë grabitjes së bankës

FF831A43-0DCF-4465-A2C2-5B4F8C2FC7EB.jpeg

Një person i armatosur i cili ka sulmuar një bankë në Florida ka vrarë së paku 5 persona, tha shefi i policisë Sebring Karl Hoglund. Policia amerikane tha se ka arrestuar të dyshuarin, një djalë 21 vjeç. Aktualisht, ngjarja është cilësuar si tentativë grabitjeje. Mirëpo, duket se tentativa për të grabitur bankën ka përfunduar në mënyrën më të keqe të mundshme. Mediat vendase shkruajnë se agresori hapi zjarr mbi personat që ishin në bankë.

21 vjeçari u dorëzua pasi policia filloi të qëllonte me armë drejt bankës.

Në ato momente agresori u dorëzua, duke deklaruar se kishte vrarë pesë persona. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303