fbpx

5 truket e femrave franceze për të qenë të përsosura

Screenshot_16-5.jpg

Femrat franceze kanë diçka që nuk arrijmë ta kuptojmë! Flokët e shpupuritur në ditën e dytë, një gardërobë “chic” dhe ngjyra e lëkurës e përsosur, janë vetëm disa nga cilësitë pas të cilave jemi të fiksuar. Këtu gjeni pesë këshilla për të arritur bukurinë perfekte të francezeve:

1.Makijazh natyral

Femrat franceze përqafojnë bukurinë natyrale nga pak makijazh apo fare pa të. Nëse do të shikonit natën një grua franceze, do të gjeni një korrektues, një ruzh të ndritshëm dhe një buzëkuq të kuq.

2.Lëkurë e përsosur

Francezet investojnë për veten dhe rutinën e tyre të bukurisë. Femrat franceze bëjnë gjithçka për kujdesin e lëkurës, jo për makijazhin. Ato përdorin vajra esencial si “rosehip” dhe fara karotash për ta mbajtur lëkurën e freskët dhe ngjyrën e lëkurës perfekte.

3.Flokë të shpupuritur perfekt

Për femrat franceze, çdo gjë lidhet me cilësinë dhe t’i lësh gjërat jo kaq perfekte. Ato tentojnë të shmangin tharëset ose pjastrat dhe zgjedhin një paraqitje natyrale. Është paraqitja: “Sapo u çova nga krevati, por prapë dukem e përsosur”. Kështu që herën tjetër që doni tharësen e flokëve, mendohuni dy herë!

4.Kundër-rrudhave

Që kur francezet vendosin pak ose aspak makijazh, ato kuptojnë rëndësinë e bukurisë dhe të mbajtjes së një lëkure të shkëlqyer e rinore. Si e bëjnë këtë? Francezet përgatiten për të luftuar rrudhat që kur janë adoleshente. Si t’i luftoni rrudhat herët? Kremi kundër diellit! Dhe një regjim kundër rrudhave, sigurisht.

5.Relaksohuni dhe përkëdhelni veten

Jo, kjo nuk do të thotë që të shikoni filma vazhdimisht. Kjo do të thotë që të merrni më shumë kohë të përkëdhelni veten! Merrni më shumë kohë për veten tuaj, për një gjumë të mirë, i cili do t’ju japë shkëlqimin nga brenda, jashtë!

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303