fbpx

5 viktima nga COVID-19 në vend, numri i rasteve të reja sërish i lartë

infk.png

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar bilancin e përditësuar të COVID-19 në 24 orët e fundit.

Sipas njoftimit, 5 qytetarë e kanë humbur jetën nga COVID-19.

Konkretisht nuk e kanë fituar dot betejën me COVID-19; një 57-vjeçare nga Kruja, një 60-vjeçar nga Bulqiza, një 62-vjeçar nga Lezha, një 67-vjeçar nga Tirana dhe një 82-vjeçar nga Elbasani.

Në 24 orët e fundit janë kryer 836 testime në rang kombëtar, prej të cilëve 153 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Në dy spitalet COVID sipas Ministrisë së Shëndetësisë, situata paraqitet e qëndrueshme.

Në spitalin Infektiv dhe në atë “Shefqet Ndroqi” janë të shtruar 178 pacientë, 13 janë në terapi intensive, 5 janë të intubuar.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303