fbpx

5-vjeçarja futet në “Guiness”, boton një libër

1-22.jpg

Bella Jay Dark u fut në Librin e Rekordeve “Guiness”, pasi botoi librin e saj në moshën 5-vjeçare.

Vogëlushja nga Britania e Madhe, shkroi librin “The lost cat”(Macja e humbur), i cili u shit të paktën në 1 mijë kopje.

“Libri flet për një mace që largohet nga shtëpia, humbet dhe e kupton që nuk duhet ikur pa nënën e saj”, u shpreh Bella.

5-vjeccaren e ndihmoi nëna e saj, ndërsa të dy prindërit thanë se ndjehen të lumtur me arritjen e vajzës.

Ndërkohë, Bella paralajmëroi se së shpejti do ta publikojë “The lost cat 2”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303