21.5 C
Tirana
E enjte, 30 Maj, 2024

TË FUNDIT

5 vjet të tjera në krye të Francës/ Macron betohet si President, zotohet të mbrojë Ukrainën

spot_img

Ditën e sotme presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u betua për rizgjedhjen si president në një ceremoni në Pallatin Elysee.

Mësohet se ai u zotua gjithashtu se fillimisht do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim të mëtejshëm të luftës së Rusisë në Ukrainë përpara se të vazhdojë të fokusohet në promovimin e Francës dhe Europës në skenën botërore.

Macron u rizgjodh për pesë vite të tjera në krye të shtetit francez më 24 prill në një balotazh në të cilin e mundi rivalen e ekstremit të djathtë Marine Le Pen. Në fjalën e tij Macron premtoi se “së pari do të ndërmarrë veprime për të shmangur çdo përshkallëzim pas agresionit rus në Ukrainë”.

Macron premtoi gjithashtu se do të gjente një “metodë të drejtë” për të qeverisur vendin dhe për të lehtësuar tensionet sociale duke e bërë qeverinë dhe parlamentin të punojnë së bashku me sindikatat, shoqatat dhe njerëz të tjerë nga bota politike, ekonomike, sociale dhe kulturore.

Në ceremoninë e inaugurimit, Macron pati një fjalim më të shkurtër se zakonisht dhe pjesën më të madhe të kohës e kaloi duke u përshëndetur me të pranishmit individualisht.

Në ceremoni ishin të pranishëm rreth 500 të ftuar. Ata vinin kryesisht nga bota e politikës, megjithëse përfshinin edhe aktorë, punonjës të kujdesit shëndetësor, oficerë ushtarakë dhe ish-presidentët Francois Hollande dhe Nicolas Sarkozy. Mandati i dytë i Macron do të fillojë zyrtarisht më 14 maj.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat