50 DJ ndërkombëtarë te ‘Rana e Hedhun’ në Lezhë

Lezha do të hap dyert e saj për të mirëpritur rreth 7000 mijë turistë.

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet “Unum Festival” me muzikë elektronike që do të luhet nga 50 DJ të huaj.

Një kombinacion mes muzikës së mirë, rërës, detit dhe maleve…një mënyrë perfekte për kaluar një fundjavë të këndshme.

Festivali do të zgjasë tre ditë, nga data 31 maj-2 qershor. “Rana e Hedhun” është konsideruar nga organizatorët si vendi i duhur merr kuptim; muzikë dhe peizazhe që bashkohen për të formuar një ëndërr të bukur: drita e diellit reflekton në det, ndërkohë ndihet zhurma e ëmbël e erës që rrëshqet butësisht nëpër pisha. Të gjitha në sfondin e një mali, hapësira ideale për të dëgjuar shumë artistë të njohur botërisht.

Vetëm një ditë më parë, si një mënyrë mirëseardhje për turistët, administratori turistik Arben Fushaj vendosi 400 flamuj të shteteve të ndryshme, i bindur se kjo panoramë do të ndikojë në promovimin e zonës.