fbpx

50% e të rriturve në SHBA do të marrin të paktën 1 dozë të vaksinës deri në fund të kësaj jave

Screenshot_11-6.jpg

Nëse vaksinimet kundër Covid-19 vazhdojnë me ritmin aktual, Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të shënojnë një moment historik këtë javë: vaksinimin e  gjysmës së të rriturve me të paktën një dozë.Gjatë javës së kaluar, më shumë se 3.1 milion doza të vaksinës janë administruar çdo ditë mesatarisht, sipas të dhënave  nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Këto doza mund të jenë doza të para, doza të dyta ose doza të vetme.Të dhënat e fundit nga CDC tregojnë se gati 46% e të rriturve në SHBA kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19 dhe rreth 28% janë vaksinuar plotësisht.1.8 milion persona kanë marrë të paktën një dozë çdo ditë.Gjithashtu, rreth 1.6 milion njerëz janë vaksinuar plotësisht çdo javë. Me këtë  ritëm, më shumë se 30% e të rriturve në SHBA do të vaksinohen plotësisht deri në fund të kësaj jave.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303