fbpx

50 infermierë i shtohen spitalit COVID2, Manastirliu bën serish paralajmërimin për vjeshtë-dimër

d2771531-1eaa-457f-8ae8-77401d1ba2ff-675x450.jpg

Plot 50 infermierë të rinj i janë bashkuar sot stafit të ‘Shefqet Ndroqi’, për të qenë në front të parë me koronavirusin. Infermierët janë takuar me ministren Ogerta Manastirliu, e cila ka dhënë edhe një mesazh të rëndësishëm.

“Një pjesë e juaj, pra e armatës së re të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë edhe një pjesë e infermierëve të cilët kanë qenë në misionin e parë të dërguar në Itali dhe kanë marrë aty eksperiencën e nevojshme, eksperiencë e cila patjetër do të transmetohet tashmë në këtë spital. Janë 50 infermierë që i shtohen spitalit COVID2”, tha Manastirliu.

Më tej, ajo shtoi se qeveria po përgatitet për vjeshtë-dimër.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar maksimalisht për të gjithë mbështetjen për personelin mjekësor, për të fuqizuar kapacitetet tona spitalore, qoftë spitaleve aktuale, qoftë spitaleve të cilat projektohen për t’i shërbyer pacientëve me Covid përgjatë periudhës së vjeshtës dhe dimrit”, tha ministrja.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303