fbpx

50 persona sulmojnë komisariatin në Athinë, plagosen 4 policë

Athina.jpg

Foto ilustruese

Komisariati që ndodhet në qendër të Athinës ka rënë pre e një sulmi me molotov, mbrëmjen e djeshme.

Nga të dhënat të bëra të ditura nga mediat vendase mësohet se sulmi është bërë nga një grup anarkistësh, prej 50 personash që kundërshtojnë politikat qeveritare.

Si pasojë e sulmit kanë mbetur të plagosur 4 efektivë, tre prej të cilëve u transferuan në spitalin ushtarak, ndërsa efektivi i katërt kishte plagë të lehta.

Gjithashtu bëhet e ditur se shoqata e Policëve të Athinës do të organizojë një protestë në mbrojtje të uniformave blu.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *