500 kilogramë kokainë kapen nga Policia në Dubai, do të kapte shifrën marramendëse prej 136 milionë dollarësh…

IMG_20211011_142151-780x405.jpg

Policia e Dubait konfiskoi 500 kilogramë kokainë të pastër me vlerë prej 136 milionë dollarësh në një bastisje për substanca narkotike.

Autoritetet arrestuan një person me origjinë nga Lindja e Mesme, i cili vepronte si ndërmjetës për një grup ndërkombëtar të drogës.

“Policia e Dubait ka penguar kohët e fundit një përpjekje kontrabande prej 500 kilogramësh kokainë të pastër në vend për qëllim të shitjes dhe promovimit”, ka shkruar policia në Facebook.

“Lënda narkotike ishte e fshehur mirë brenda strukturës së një kontejneri ngarkesash”, thuhet mes tjerash në deklaratën e tyre.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303