fbpx

51-vjeçari qëllon me armë gjahu ndaj fqinjit, kërkoi vetëgjyqësi, detajet e para…

Një ngjarje e rëndë ndodhi pak më parë në Kamëz.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ka rënë një 51-vjeçari G. N., pasi ai qëlloi me armë gjahu çifte në drejtim të një shtetasi tjetër.

Të njëjtat burime sqaruan se 51-vjeçari pas një konflikti për motive pronësie me shtetasin me inicialet G. B., me vetëgjyqësi ka qëlluar në drejtim të këtij shtetasi, pa e dëmtuar atë, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Falë reagimit dhe ndërhyrjes në kohë të Policisë u bë parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të këtij konflikti dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Kanosja”, “Vetëgjyqësia” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.