52 grekë “non grata”, reagon Athina: Shqipëria të qëndrojë larg…

MJG.jpg

Pasi zv/ministri i Brendshëm Sandër Lleshi njoftoi se 52 shtetas grekë janë shpallur persona “non grata” në territorin shqiptar, ka ardhur reagimi nga Ministria e Jashtme greke.

Athina bëri thirrje që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve që rëndojnë klimën mes dy vendeve.

“Në këto çaste delikate presim që pala shqiptare të qëndrojë larg deklaratave e veprimeve që rëndojnë klimën mes dy vendeve. Presim sqarime konkrete për vendimin e sotëm të autoriteteve shqiptare. Jemi të përkushtuar pro themelimit të marrëdhënieve të bazuara në mirëbesim, por presim të njëjtin qëndrim edhe nga fqinjët tanë”, lexohet në komunikatën e Ministrisë së Jashtme greke.

scroll to top