520 emigrantë u shpëtuan në Ngushticën e Gjibraltarit

spanish-rescuers.jpg

Skuadra e shpëtimit të shërbimi detar spanjoll ka shpëtuar 520 emigrantë në Ngushticën e Gjibraltarit

Megjtihatë, shërbimi detar ka raportuar se një foshnje ka humbur jetën përkundër përpjekjeve  për ta shpëtuar atë, pas zhytjes së një varke të vogël me emigrantë në Detin Mesdhe.

Shërbimi detar raportoi se fundi i varkës ishte çarë, duke bërë që emigrantët të hidheshin në ujë në lindje të ngushticës së Gjibraltarit. Skuadra e shpëtimit arriti të shpëtojë  burra, gra dhe fëmijë, por nuk mundën t’a kthenin në jetë foshnjën.

Në total, skuadra shpëtoi 520 emigrantë që u përpoqën të kalojnë nga Afrika e Veriut në Spanjë.

Mbi 1,960 njerëz kanë vdekur duke u përpjekur të kalojnë Detin Mesdhe për në Europë gjatë këtij viti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303