fbpx

56 vite nga nominimi i fundit, Sophia Loren në “garë” për Oscar

sophia-loren-oscar.jpg

Sipas Variety, aktorja e njohur italiane Sophia Loren është pjesë e garës për çmimin Oscar për filmin “La vita davanti a se”, drejtuar nga djali i saj, Edoardo Ponti.

Sophia Loren e ka marrë një çmim Oscar për rolin e saj në filmin Cocarja, në 1962 që e ka bërë atë të parën aktore që fiton çmimin prestigjioz për një film në gjuhë të huaj, që nuk është ajo anglisht.

Është norminuar edhe një herë për oskarin në 1965 për rolin e saj në filmin “Matrimonio all’italiana” dhe nëse do të sigurojë një nominim edhe për “La vita davanti a se”, ajo do të jetë protagoniste e një rekordi të ri.

Në 2021 ajo do të shënojë 56 vite nga nominimi i fundit dhe mund të thyejë rekordin që aktualisht mbahet nga Henry Fonda, për distancën më të gjatë kohore nga nominimi i parë në të fundit.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303