fbpx

Presidenti Erdogan vaksinohet kundër COVID-19

Screenshot_44-3.jpg

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vaksinohet kundër COVID-19.

Si shumë liderë të tjerë në botë edhe Erdoğan ka zgjedhur të marrë injeksionin para kamerave.

Erdogan bëri vaksinën në spitalin e Ankarasë.

“Ne synojmë të vaksinojmë të gjithë qytetarët tanë në një kohë shumë të shkurtër”, tha presidenti për mediat.

Gjithashtu lideri turk njoftoi edhe në rrjetet sociale se kishte bërë vaksinën.

“Edhe unë u vaksinova”, shkroi ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303