fbpx

6 këshilla nga dietologia Blerina Bombaj për të hequr shpejt kilogramët e fituar gjatë festave

Edhe pse kanë kaluar thuajse 2 javë nga festat, ende nuk po arrini të hiqni kilogramët e fituar ato ditë?

Ju kuptojmë shumë mirë dhe e dimë që nuk është e lehtë t’i rezistosh bakllavasë, përsheshit, gjelit të detit dhe gatimeve të shijshme që bëhen gjatë festave. Megjithatë, tani ka ardhur koha t’i hiqni kilogramët e tepërt. Nuk është aq e vështirë sa duket, nëse ndiqni këshillat e dietologes Blerina Bombaj. Hidhuni një sy dhe provojeni një herë, ndoshta ia dilni.

  1. Kufizoni për 1 javë sa më shumë sheqernat dhe miellin me produktet që bëhen prej tij si: buka, byreku, makaronat.
  2. Konsumoni supë zarzavatesh të freskëta si: supë selinoje, kungulli dimëror, finoku, lulelakre, kërpudhash, brokoli dhe karotash.
  3. Konsumoni 4 fruta në ditë (2 paradite, 2 pasdite).
  4. Konsumoni kos në mëngjes me pak gjizë dhe 1 lugë të vogël vaj ulliri si dhe 1 karotë.
  5. Hani 5 vakte me 3 orë diferencë nga njëri-tjetri.
  6. Ecni 30 minuta çdo darkë dhe flini të paktën 7 orë gjumë.