fbpx

6 mjekë të shëruar nga COVID-19/ Manastirliu: Shumë e kënaqur, 4 prej tyre janë shëruar sot

Manastirliu-1-1-634x450-1-600x360.png

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një statusi në Facebook, shprehet shumë e kënaqur që ditën e sotme janë shëruar edhe 4 mjekë të tjerë të prekur nga koronavirusi.

‘Shumë e kënaqur që edhe 4 mjekë dhe infermierë janë shëruar sot, pas testimit konfirmues të kryer në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik!

Shkon në 6 numri i personelit mjekësor të #shëruar në Tiranë dhe Durrës

Deri tani 33 qytetarë, mjekë dhe infermierë e kanë mundur’, shkruan Manastirliu.

Kujtojmë që në total bëhet fjalë për 3 mjekë dhe 3 infermierë, që kanë rezultuar negativë në të dy testimet. Megjithatë stafi do të vijojë të jetë i vetëkarantinuar edhe për një periudhë 14-ditore.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303