fbpx

6 nga ushqimet më të mira për rritjen e flokëve

1-26.jpg

Nuk ka asgjë më të mirë se sa flokët e dendur, të fortë dhe të shëndetshëm. Por për shumë njerëz rritja e shëndetshme e flokëve është diçka e vështirë për t’u arritur. Por çfarë mund të bëhet për këtë? A ka mënyra natyrale për të nxitur rritjen e tyre? Përgjigjja është, po! Hulumtimet kanë gjetur disa ushqime që në fakt mund të ndihmojnë rritjen e flokut tuaj dhe më poshtë janë disa nga këto ushqime.

Jeshillëqet e errëta

Me siguri ju kanë këshilluar edhe më parë të hani jeshillëqe dhe do të ishte mirë ta mbani parasysh këtë këshillë. Perimet me gjethe si psh. spinaqi janë një dozë hekuri që është një mineral i nevojshëm për flokë të shëndetshëm. Hulumtimet e kanë lidhur mungesën e hekurit me humbjen e flokëve, thjesht sepse hekuri i ulët është një tregues që oksigjeni dhe lëndët ushqyese nuk shkojnë në rrënjët e flokëve dhe në folikula. Kjo mund të bllokojë rritjen e flokëve dhe / ose të bëjë që flokët të rriten shumë të dobët.

Agrumet

Portokalli, limoni, lime dhe qitro janë të gjitha agrume të mbushura me vitaminën e mrekullueshme C. Ajo është një vitaminë e tretshme në ujë, gjë që e bën atë një formë të shkëlqyer për përthithjen e ushqyesve të tjerë të rëndësishëm si hekuri. Ajo gjithashtu prodhon kolagjenin i cili është thelbësor për rritjen e flokëve dhe i mban të fortë nga rrënja në majë.

Patatja e ëmbël

Ndërsa ju mendoni se flokët tuaj rritet shumë ngadalë, në fakt ajo që duhet të dini është se janë pjesa që rritet më shpejtë në trupin tuaj. Kjo gjë ndodh sepse lëkura pas së cilës janë flokët janë të lidhur ka indet me rritje më të shpejtë dhe në mënyrë që këto inde të jenë efektivë vitamina A është thelbësore. Patatet e ëmbla përmbajnë një sasi mjaft të mirë të vitaminës A, rreth katër herë më shumë se sa sasia e rekomanduar për t’u marrë në ditë.

Vezë

Proteina është një përbërës bazë në sigurimin e rritjes së flokëve të shëndetshëm, thjesht dhe vetëm sepse flokët janë bërë nga proteina. Keratina është brenda secilës prej çdo fije floku, duke e bërë të rëndësishme ruajtjen e sasisë së proteinave në regjimin tuaj. Veza përmban 6-7 gramë proteina dhe kjo ndihmon që flokët të rriten të forta dhe të shëndetshme.

Avokado

Avokado funksionon shkëlqyeshëm për flokët e thatë. Ky superfrut përmban vitaminat A, D, E, B6 dhe gjithashtu është shumë i pasur artë në proteina, aminoacide, magnez, acid folik, bakër dhe hekur. Fantastike! Vitamina E, në mënyrë specifike, ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, i nevojshëm për të nxitur folikulat që të rrisin flokë të shëndetshëm. Direkt në flokë mund të aplikoni edhe vaj avokadoje.

Arrat dhe farat

Acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për flokët tuaj, veçanërisht në trashjen e tyre. Për fat të keq trupi jonë nuk është në gjendje t’i prodhojë këto yndyrna të shëndetshme, ndaj dhe duhet të gjejmë burime të jashtme dhe t’i përfshijmë ato në ushqyerje. Për fat të mirë, arrat, bajamet, etj janë plot me këto yndyra të shëndetshme dhe mjaft të shijshme. Arra përmban gjithashtu vitaminë D, e cila është vërtetuar se ndihmon në krijimin e folikulave të reja ku mund të rriten flokë të rinj, të trashë, të fortë dhe të shëndetshëm, me të cilën mund të krenoheni.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303