TË FUNDIT

6 të arrestuar, ç’po ndodh?

6 persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme, ku mësohet se dy prej tyre kërkoheshin nga policia.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë një 27-vjeçar me inicialet A. T., pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke i krijuar ankth dhe frikë.

Në pranga ka rënë edhe një 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Postimi i plotë:

Kapen dhe arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim kombëtar.

Vihen në pranga dhe 4 drejtues mjetesh.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të shpallur në kërkim 27 vjeç, pasi në rrugën “Demokracia“, ka goditur me grushte në kokë shtetasen L. B., 34 vjeç, të cilën kishte 6 muaj që e përndiqte duke i krijuar ankth dhe frikë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 4 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Y. B., 40 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna në familje”.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. T., 26 vjeç, pasi në Rrugën e Qelqit, Kombinat, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, në masën 0.70 mg/l;

A. H., 30 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Vaqarr, ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas ende të paidentifikuar (endacak);

F. B., 22 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A. M., 38 vjeç, pasi  në Mëzez, u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.71 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat