6 të arrestuar në Tiranë

tirane-policia-1-1024x576-770x433.jpg

6 persona kanë rënë në prangat e policisë në Tiranë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, kryesisht me ato të lidhura me aksidentet rrugore.

Njoftimi i policisë:

Vihen në pranga 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Forca e Posaçme “Shigjetat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” të shtetasit M. H, 21 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallzimi i krimit” shtetasi A. H, 29 vjeç, pasi në rrugën “Egnatia” sherbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll mjetin me drejtues shtetasin A. H dhe pasagjer M. H. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj shtetasit M. H, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis, ndërsa shtetasi A. H, nuk ka kallëzuar për krimin.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. Gj, 31 vjeç, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, dyshohet se duke drejtuar në gjendje të dehur motomjetin është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin I. L, 21 vjeç,. Si pasojë është dëmtuar G. Gj, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve;

B. D, 62 vjeç dhe R. H, 56 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

E. M, 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

A. C, 40 vjeç, pasi ditën e djeshme ka aksidentuar biçiklistin R. C, 23 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303