6 të vrarë nga rrëzimi i ndërtesave në Marsejë

marseilles-buildings.jpg

Një trup i gjashtë u gjet të mërkurën në rrënojat e dy ndërtesave të shkatërruara që u rrëzuan në qytetin francez të Marsejës.

Ndërkohë, banorët e zemëruar kanë akuzuar autoritetet se kanë injoruar paralajmërimet për gjendjen e strehimit për më të varfrit.

Zyrtarët janë zotuar të inspektojnë të gjitha ndërtesat në qytetin jugor të konsideruar “të papërshtatshëm” për banim, dy ditë pas rrëzimit të banesave, e cilësuar si një katastrofë e rrallë për një qytet të madh europian.

Mendohet se tetë persona kanë humbur jetën  nga rrëzimi i banesave.

Pas kërkimit të rrënojave, skuadra e shpëtimit ka nxjerrë trupat e katër burrave dhe dy grave dhe vijon ende kërkimet.

Ndërtesat ishin në një gjendje të mjeruar, me çarje të mëdha në fasadat e ndërtesave.

Ekspertët thonë se problemet strukturore me ndërtesat në rrugën e ngushtë tregtare njiheshin gjerësisht, por zyrtarët e qytetit nuk morën masat e duhura.

scroll to top