6-vjeçarja britanike i shkruan Tusk: Po ikim nga BE por duhet të jemi miq

tusk-1.jpg

Donald Tusk shpërndau sot një foto, ku një vogëlushe britanike i ka dërguar një letër, ku i kërkon të mbeten miq pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Presidenti i Këshillit Evropain shpërndau mesazhin e 6-vjeçares londineze të quajtur Sophie, një ditë pasi Parlamenti britanik hodhi poshtë marrëveshja e Theresa May-it me BE-në.

Tusk e postoi shënimin e vogëlushes në “Instagram”, dhe në të shkruhej: “I dashur z. Tusk. Unë jetoj në Britani. E di që ne po largohemi nga BE, por mendoj se duhet të jemi miq. Të lutem a mund të kem një foto të nënshkruar nga ty për Librin tim të Europës. Nga 6-vjeçarja Sohpie”.

Përgjigja e Presidentit të Këshillit të Evropës ishte: “Ne do të jemi gjithmonë miq, Sophie”/real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303