6 zakone të këqija që po shkatërrojnë lëkurën tonë

skin.jpg

Të gjithë duam të kemi një lëkurë të shëndetshme dhe me shkëlqim. Por ka disa zakone që edhe pse e dimë që na dëmtojnë lëkurën, i injorojmë dhe vazhdojmë t’i bëjmë. Por cilat janë ato?

Flini me make-up

Pastrimi i fytyrës në mbrëmje mund të jetë e mërzitshme, por të flesh me make up mund të çojë në infeksione bakteriale ose puçrra. Prandaj, është e rëndësishme të pastroni lëkurën dhe të aplikoni në krem hidratues.

 

“Lufta” me puçrrat

Shumë prej nesh nuk mund të heqin dorë nga ngacmimi i puçrrave. Por a e dini sesa e dëmshme është? Kjo mund të transferojë papastëritë dhe bakteret në lëkurë.

 

Anashkalimi i vakteve

Ky zakon krijon një pamje më të plakur të lëkurës. Mos harroni të përfshini gjithmonë në dietën tuaj vitamina vitamina C (portokall), B3 (kikirikë), E (avokado) dhe A (patate të ëmbla) që promovojnë shëndetin e lëkurës.

 

Dushe të gjata dhe të nxehta

Uji shumë i nxehtë mund të thajë. Pra, kur lëkura juaj fillon të skuqet dhe të kruhet në dush, dijeni se e keni tepruar.

 

Sasi të vogla uji

Hidratimi i përditshëm i lëkurës me shumë ujë jo vetëm që ndihmon në luftimin e plakjes por i jep shkëlqim lëkurës suaj. Kështu që mos harroni jo vetëm të pini shumë ujë, por edhe të lani fytyrën çdo ditë dhe më pas ta fshini lehtë me një peshqir të pastër.

 

Gjumë i pamjaftueshëm

Është e rëndësishme të plotësoni kohën e rekomanduar të gjumit çdo ditë, jo vetëm për të qëndruar të freskët, por edhe për të hidratuar lëkurën tuaj. Gjumi i papërshtatshëm i natës bën që lëkura të mos duket e freskët dhe poret të bllokohen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303