fbpx

60-vjeçari që u hodh nga Sanatoriumi përcillet pa ceremoni mortore

Screenshot_14-6.png

Leonard Skaboni, 60-vjeçari, i cili i dha fund jetës duke u vetëhedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” nuk do t’i jepet lamtumira e fundit sipas traditës.Trupi i pajetë i 60-vjeçarit do të dërgohet nga morgu në banesën e fundit, duke mos kryer kështu ceremoni mortore për viktimën.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmë pak pa mesnate. 60-vjeçari,  i cili jetonte i vetëm ishte shtruar ditën e shtunë në spital. Ndër të tjera mësohet se viktima vuante dhe nga probleme të shëndetit mendor.Ndërkohë policia ka sekuestruar kartelën mjekësore të pacientit dhe ka marrë në pyetje mjekët e turnit për të zbardhur ngjarjen.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303