63-vjeçari arrestohet pas 17 vitesh arratisje

i-arratisuri.jpeg

Policia kineze ka arrestuar një person i cili ishte arratisur prej 17 vitesh.

Policia arriti ta lokalizonte të arratisurin në një shpellë duke përdorur dronët.

63 vjeçari Song Jiang ishte arrestuar për trafikimin e femrave dhe fëmijëve dhe u arratisur nga burg në 2002.

Ai ka jetuar që prej asaj kohe në një shpellë i larguar nga çdo ndërveprim njerëzor.

Policia e Yongshan mori të dhëna rreth vendndodhjes së tij. Pasi kërkimi i zakonshëm dështoi, autoritetet vendosën të përdorin dronë për të gjetur të arratisurin.

Dronët zbuluan një tendë në ngjyrë blu ngjitur me një shkëmb. Më pas policia shkoi në këmbë drejt vendit ku edhe e gjetën të dyshuarin të fshehur në një shpellë prej vitesh.

Media shtetërore tha se Song kishte përdorur shishe plastike për të mbledhur ujë nga një lumë aty pranë dhe degë peme për të ndezur zjarr. Ai është dërguar sërish në burg.

scroll to top