fbpx

659 viktima nga Covid në 24 orë, rritet numri i të infektuarve në Itali

Screenshot_106.jpg

Vijojnë të jenë të larta shifrat e të infektuarve me Covid në 24 orë në Itali.

Sipas raportit më të fundit nga ministria e Shëndetësisë, janë konfirmuar të infektuar me Covid 11 212 raste të reja dhe kanë humbur jetën 659 persona.

Gjithashtu gjatë orëve të fundit janë shëruar 17 044 persona, duke e çuar në 1,425,730 numrin e të shëruarve.

Ndërkohë nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 2,067,487, mes të cilëve kanë humbur jetën 73,029 pacientë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303