fbpx

670 kilogramë heroinë brenda kamionit me ëmbëlsira

heroine-ne-embelsira.jpg

670 kilogramë heroinë janë sekuestruar brenda një kamioni me ëmbëlsira. Në prangat e policisë ka rënë shoferi i mjetit, një 65-vjeçar turk.

Sasia e madhe e heroinës është kapur në Gjermani, në kufirin me Poloninë.

Mësohet se droga ishte fshehur në një brenda një kamioni i cili vinte nga  Kirgistan. Hetuesit e doganave nga Frankfurti  ndaluan kamionin në kufirin gjermano-polak, i cili dyshohet se kishte ngarkuar ëmbëlsirat turke.  Në prangat e policisë ra shoferi turk, një 65-vjeçar.

Kamioni vinte Kirgistani dhe kishte si destinacion Belgjikën. Transporti duhet të dorëzohet në një adresë të kompanisë. Vlera e shitjes së drogës arrin 40 deri në 50 milionë euro./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303