Ardhja e Covid-19 është një ngjarje që na ka prekur të gjithëve, në gjithë botën, në mënyra të ndryshme, por sidomos në përditshmërinë tonë, mbi të gjitha që nga karantina apo kufizimet për të mos përhapur virusin. Kur dyert u mbyllen dhe filloi izolimi, jo vetëm në Shqipëri, por dhe në gjithë botën u shënua një rritje e rasteve të dhunës kundrejt vajzave dhe grave. Ja 7 gjërat që çdo femër duhet ti bëjë për mos tu bërë viktima të dhunës!
1.Dëgjo dëshmitë e atyre që ia kanë dalë
Kur një grua do të tregojë dhe ndajë më të tjerë historinë e saj, do të thotë që po hedh hapin e parë drejt ndërprerjes së ciklit të dhunës dhe abuzimit.
2.Kujdesu që të edukosh gjeneratat pasardhëse
Është shumë e rëndësishme që të ndërtojmë shembuj të mirë për gjeneratat pasardhëse. Nëse edukojmë vajzat dhe djemtë për të drejtat e grave dhe për një shoqëri të barabartë ne do të ndërtojmë një të ardhme më të mirë.
3.Respekto, kontakto dhe monitoro institucionet
Shërbimet mbrojtëse, por dhe mbështetëse janë esenciale në raste të tilla. Jo vetëm shoqatat e grave, por mbi të gjitha policia dhe çdo qendër tjetër mbështetëse sociale. Nëse nuk drejtohemi në këto qendra, nuk kërkojmë atë që na takon, nëse nuk ngulmojmë për të drejtën tonë, nëse nuk ndërgjegjësojmë dhe ngremë zërin dhuna nuk do të ndalet kurrë.
4.Kupto se çfarë është miratimi
Miratimi është shumë i rëndësishëm, prandaj duhet të synojmë një “PO” entuziaste dhe të mos pranojmë shtrëngime, heshtje, largime apo situata ku ka pasiguri dhe paqartësi. Miratimi është i domosdoshëm në çdo marrëdhënie edhe në ato të konsoliduara.
5.Identifiko shenjat e abuzimit dhe ndihmo
Nëse mendon që po përjeton dhunë, kupto që nuk je vetëm, nëse dikush është duke përjetuar dhunë, tregoji që nuk është vetëm.
6.Reago kundër kulturës dhe dhunës dhe përdhunimit
Kulturë dhune dhe përdhunimi quhet i gjithë ai ambient shoqëror që lejon dhe normalizon dhunën seksuale dhe pabarazinë gjinore. Çdo ditë kemi detyrën të analizojmë sjelljen tonë dhe të atyre rreth vetes duke ndërhyrë me dinamikë në situata dhune dhe thellimi stereotipash.
7.Solidariteti midis grave
Është shumë e rëndësishme që në luftën për eliminimin e dhunës të fokusohemi te solidariteti midis vajzave dhe grave të cilat duhet të mësojnë mos gjykojnë njëra-tjetrën, por të sfidojnë veten dhe të tjerët duke dalë nga zona e komfortit dhe duke i dhënë mbështetje viktimave dhe ndërgjegjësuar të tjerët.